Milani e humb Sanchesin

Futboll

Milani e humb Sanchesin

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:59
Milani e humb Sanchesin

Para një kohe ishte afër, por tani transferimi i Renato Sanchesit te Milani duket shumë larg.

Lojtari thuhej se kishte marrëveshje personale me kampionët e Italisë, por gjërat besohen se tani kanë ndryshuar pas hyrjes në garë të Paris Saint-Germainit.

Gazetari francez nga “Le10sport”, Alexis Bernard, ka bërë të ditur se PSG-ja ka dërguar tashmë një ofertë prej 10 milionë eurosh.

Sipas tij, klubi i Lille kërkon më shumë se 10 milionë. Por, dëshira e lojtarit tashmë është për t’iu bashkuar kampionëve të Francës.

Negociatat thuhet se janë duke vazhduar ende.

Më herët është raportuar se Lille kërkon 20 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor 2023.

Për reprezenutesin portugez thuhet se interesim ka shprehur edhe Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat