Barcelona, vihet pas mbrojtësit

Futboll

Barcelona, vihet pas mbrojtësit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:09
Barcelona, vihet pas mbrojtësit

Kalidou Koulibali është alternativa e madhe që Barcelona ka në pozicionin qendror. Në fakt, pavarësisht se Çavi Hernandez ka prioritet ardhjen e Zhill Koundes, në klub ata e shohin nënshkrimin e lojtarit të Napolit shumë më tërheqës për shkak të çmimit, përvojës ndërkombëtare dhe profilit të tij.

Sipas “Il Matino”, Napoli tashmë e ka të qartë se Koulibali nuk do të rinovojë pavarësisht se i ka mbetur edhe një vit kontratë. Negociatat janë prishur, por klubi italian është i gatshëm ta mbajë deri në fund të kontratës.

Në çdo rast, ata i kanë bërë të ditur lojtarit se do të ishin të gatshëm ta transferonin në një klub të huaj vetëm për ta penguar që të shkonte te një rival direkt.  Juve ishte shumë i interesuar, por duhen kërkuar alternativa.

Koulibali ka vendosur të largohet nga Napoli dhe te Barça janë plotësisht të informuar për kushtet. Si lojtari ashtu edhe klubi italian janë folur në pritje të një vendimi përfundimtar për nënshkrimin e tij.

Koulibali shpreson duke qenë se qëllimi i tij është të luajë për Barçën dhe në javët në vijim, klubi blaugrana mund të paraqesë një ofertë, nëse nënshkrimi i Kounde-s tërhiqet përfundimisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat