Bayerni nuk e do Ronaldon

Futboll

Bayerni nuk e do Ronaldon

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:41
Bayerni nuk e do Ronaldon

Gazetari i njohur i të përditshmes gjermane Bild i ka përgënjeshtruar lajmet se Bayern e dëshiron Ronaldon.

Që nga dita e djeshme ka pasur thashetheme që Bayern do të bëjë lëvizje për Cristiano Ronaldo.

Kjo për shkak se Robert Lewandowski është duke kërkuar largim dhe Bayerni e sheh Ronaldon si zëvendësues të tij.

Por njeri prej gazetarëve të njohur të së përditshmes gjermane Bild, që është i besueshëm për lajmet nga Bayerni e ka thënë të kundërtën.

“Thashethemet për një interes të Bayernit për Cristiano Ronaldo janë të pavërteta”, ka shkruar në Twitter Christian Falk që është kryeredaktor për futboll në të përditshmen Bild.

Kështu, më sa duket, pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të mbetet në Manchester United për ta përfunduar kontratën edhe sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat