Revolucion te Manchester Utd

Futboll

Revolucion te Manchester Utd

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:54
Revolucion te Manchester Utd

Manchetser Utd dëshiron të shesë 5 lojtarë në merkaton e kësaj vere për të financuar blerjet.

Sipas “Manchester Evening News” emrat që trajneri Ten Hag dëshiron të largojë vijnë nga mbrojtja e mbingarkuar: Fill Xhons, Erik Beili, Brendon Uilliams, Aksel Tuanzebe dhe Aron Uan-Bisaka.

Trajneri i ri holandez po përpiqet të transferojë dy talentet e ish-skuadrës së tij, mbrojtësin Timber dhe sulmuesin brazilian Antoni. Ndërsa për mesfushën, objektivi kryesor është një tjetër ish-lojtar i Ajaksit, Frenki de Jong.

Junajtid kërkon një qendërmbrojtës të ri për të rivalizuar me Meguajërin dhe Varanin për vendin e titullarit. Ajaksi refuzoi një ofertë 30 milionë paund për Timberin javën e shkuar. Alternativa janë Lisandro Martinez, po i Ajaksit dhe Pau Torres i Vijarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat