Juventus tregohet konkret

Futboll

Juventus tregohet konkret

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:27
Juventus tregohet konkret

Nicolo Zaniolo është vënë në shenjëstër nga Juventusi, që ka edhe një plan për ta marrë sulmuesin anësor nga Roma.

Mediat në Itali raportojnë se klubi nga Torino ka gati 25 milionë euro dhe ofron edhe dy lojtarë në këmbim të yllit të Romës.

Konkretisht te Juventusi janë të gatshëm të sakrifikojnë Arthur, i cili ka një pagë të lartë dhe kjo pjesë duhet diskutuar, dhe Weston Mckennie.

Në fakt të dy janë lojtarë që Juventusi është i gatshëm t’i shesë, në raste se merr ndonjë ofertë, ndërsa Zaniolo vlerësohet me 60 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat