Agim Ademi në Gjermani

Futboll

Agim Ademi në Gjermani

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:49
Agim Ademi në Gjermani

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të përcjell nga afër Kupën e Diasporës në Gjermani në futboll.

Ademi tha se bashkatdhetarët si gjithmonë kanë dhënë kontribut të madh për shtetin e Kosovës. 

“Në programin tim pjesë e rëndësishme është edhe zhvillimi i futbollit në Diasporë dhe mbështetja e komunitetit të futbollit atje. 
Këtë fundjavë po qëndroj në Offenbach ku po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani, me pjesëmarrjen e 10 klubeve shqiptare. 

Fituesi i kësaj gare si dhe fituesi i Kupës së Diasporës në Zvicër do të luajnë në vjeshtë me fituesin e Kupës së Kosovës për Superkupën Kosovë-Diasporë. 

Bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë në vazhdimësi, prandaj e kemi obligim që t'i mbështesim dhe t'u japim hapësirën e nevojshme për t'i promovuar vlerat e tyre edhe në futboll”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat