Galliani: Ja cilat janë problemet

Futboll

Galliani: Ja cilat janë problemet

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 19:29
Galliani: Ja cilat janë problemet

Adriano Galliani është një nga personazhet më të rëndësishëm të futbollit italian. Administratori i deleguar i Monza-s ka arritur një ngjitje historike në Serinë A me klubin briancol dhe sezonin e ardhshëm do të sfidojë ish-Milan-in e tij.

Në një intervistë të dhënë për Il Foglio, ish-drejtuesi kuqezi ka folur për problemet e futbollit italian, që janë të lidhur me cilësinë e dobët të stadiumeve dhe më tërheqjen e pakët që ka nga jashtë Italisë.

“Kampionati italian ka pësuar një rënie për sa u takon të ardhurave, dikur ishte një pikëmbërritje, sot është një kampionat për tranzit. Për një skuadër italiane është shumë e vështirë të fitojë Champions-in”, ka thënë Galliani.

“Problemet e futbollit janë dy: shitja e të drejtave jashtë Italisë dhe stadiumet e vjetër. Ne do të hapim këtë vit një tribunë të re dhe do ta çojmë kapacitetin në 16 mijë. Më pas, nëse do të qëndrojmë në Serinë A, do të shkojmë përpara.

“Lega e Serisë A? Shumë persona janë të njëjtët. Por më duket shumë i aftë dhe më ka lënë një përshtypje shumë të mirë presidenti Lorenzo Casini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat