Juventusi në bisedime me Neymar

Futboll

Juventusi në bisedime me Neymar

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:39
Juventusi në bisedime me Neymar

Sulmuesi i PSG-së, Neymar mund të vazhdojë karrierën e tij te Juventusi, sipas AS.

Sipas burimit, kryesia e klubit torinez tashmë ka hyrë në negociata me përfaqësuesit e futbollistit brazilian. Megjithatë, Juventusi është në siklet nga kërkesat e larta të pagës së sulmuesit.

Më herët është raportuar se edhe Chelsea ka shfaqur interes për Neymar.

Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit brazilian me klubin parizian është deri në verën e vitit 2025. Portali Transfermarkt e vlerëson sulmuesin në 75 milionë euro.

Neymar bëri 28 paraqitje për PSG-në sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat