Liverpool insiston në transferimin e Bellingham

Futboll

Liverpool insiston në transferimin e Bellingham

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:25
Jude Bellingham.

Liverpooli beson në transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Forma jashtëzakonisht e mirë e anglezit sezonin që lamë pas, ka bërë që disa klube të shfaqin interesim drejt tij.

Ai ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2025, por largimi i tij këtë verë duke i pashmangshëm.

Është Liverpool që besojnë në transferimin e 18 vjeçarit, sipas ‘The Sun’.

Sipas të përditshmes angleze, ‘Reds’ kanë mposhtur Manchester United dhe Real Madridin të cilët gjithashtu ishin pas lojtarit.

Shuma që do të paguajë klubi i Jurgen Klopp për anglezin është 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat