Arbnor Morina: Gazeta “Bota sot” gjithmonë afër sportistëve dhe gjithmonë në promovimin e tyre 

Futboll

Arbnor Morina: Gazeta “Bota sot” gjithmonë afër sportistëve dhe gjithmonë në promovimin e tyre 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:39
Arbnor Morina

Legjenda e futbollit, Arbnor Morina, kapiteni i fundit i Prishtinës në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë, aktualisht kryetrajner i Ferizajt,  tha se gazeta “Bota sot” gjithmonë ka qenë e pranishme dhe e ka dërguar lajmin në të katër anët e botës. 

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, në vitet e pavarësimit dhe disa vite pas lufte, me fjalë më të mira për gazetën

“Bota sot”, duke uruar edhe shumë e shumë vite të suksesshme.   

“Bota sot e ka përcjell sportin në baticat dhe zbaticat e saja, në kohërat e arta dhe në kohën e sakrificës.

Gjithmonë duke qenë prezent dhe duke e dërguar lajmin në të katër anët e botës me korrektësi dhe krenari.

Gjithmonë afër sportistëve dhe gjithmonë në promovimin e tyre me vlerat sportive dhe kombëtare.

Ju lumtë dhe ju dëshiroj punë të mbarë edhe më tej’, uron Morina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat