Sirena gjermane për Bajramin

Futboll

Sirena gjermane për Bajramin

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:43
Sirena gjermane për Bajramin

Nedim Bajramin e duan edhe në Bundesligëm gjermane. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare, bëri një sezon shumë të mirë me Empolin, pavarësisht oshilacioneve.

Në sezonin e tij të parë në Serie A, 23-vjeçari shënoi 6 gola dhe dhuroi 7 asiste, ndërkohë që realizoi edhe 3 gola të tjerë në Kupën e Italisë.

Shtatorin e kaluar debutoi edhe me kombëtaren shqiptare (7 ndeshje). Fiorentina insiston prej kohësh për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Hertha Berlin.

Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Fredi Bobic ka nisur bisedimet me drejtuesit e Empolit, duke shprehur interesim konkret për Bajramin.

Klubi italian kërkon mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërkohë që Bajrami shpreson të nisë një tjetër aventurë në karrierë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat