​Dybala-Inter, komplikohet tretativa

Futboll

​Dybala-Inter, komplikohet tretativa

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:10
Dybala

Siç raportohet nga “Sport Mediaset”, rruga që do ta çonte Dybalan drejt Interit duket se po komplikohet dita ditës.

Ekziston një kufi rreziku edhe sepse Antun, agjenti i argjentinasit, kontaktoi me Atletico Madridin në mëngjes për të kuptuar nëse “Colchoneros” mund të rikthehen në garë për ish-yllin e Juventusit.

Oferta e zikaltërve nuk ndryshon (5 milionë në vit plus bonuse), por në çdo rast Interi nuk mund të mbyllë marrëveshjen për Dybalan pa largimin e Sanchez.

Kiliani po refuzon ofertat e ndryshme, të fundit në rend kronologjik edhe Villarrealin dhe Aston Villan dhe paraqet një problem për Nerazzurrët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat