Lenglet vendos për të ardhmen këtë javë

Futboll

Lenglet vendos për të ardhmen këtë javë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:24
Lenglet dhe Umtiti

Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti do të vendosin shumë shpejtë për të ardhmen e tyre.

Tottenham Hotspur është vënë pas mbrojtësit francez të Barcelonës, Clement Lenglet.

Lojtari do t’i jap një përgjigje Barcës gjatë kësaj jave dhe katalanët shpresojnë të ketë përgjigje pozitive nga lojtari, pasi klubi është në nevojë për ta larguar atë.

Në anën tjetër, edhe francezi tjetër, Samuel Umtiti pritet të largohet nga ‘Camp Nou’. Edhe në këtë rast, Barca dëshiron që largimi të bëhet sa më parë.

Për lojtarin është interesuar skuadra italiane, Fiorentina.

Problemi i Fiorentina është paga e lojtarit. Ai fiton 4 milionë euro për sezon te Barcelona dhe ‘Viola’ s’mund të ofrojnë aq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat