Karakaçi rinovon kontratën me skuadrën e Kastriotit

Futboll

Karakaçi rinovon kontratën me skuadrën e Kastriotit

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:44
Karakaçi

Abaz Karakaçi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Kastriotit, ku pas largimit të Sokol Nezirit në drejtim të Flamurtarit, 29-vjeçari do të mbajë shiritin e kapitenit te krutanët.

Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se mesfushori do të luajë me Kastriotin edhe për të paktën një sezon tjetër.

Karakaçi është një nga emrat më të rëndësishëm të ekipit krutan, ndërsa edicionin që u mbyll luajti në 34 ndeshje në Abissnet Superiore, në të cilat shënoi një gol.

Shkodrani luan për skuadrën e Kastriotit që nga sezoni 2019-2020, teksa tashmë do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat