Mirel Josa flet për Liridon Latifin

Futboll

Mirel Josa flet për Liridon Latifin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:58
Mirel Josa

Vllaznia është duke u nisur për në Austri, aty ku do të nisë fazën përgatitore në prag të ndeshjes së turit të dytë në Ligën e Konferencës ndaj Universitatea Kraiovës.

Përpara mediave për këtë udhëtim të skuadrës shkodrane në shtetion austriak ka folur për mediat, trajneri Mirel Josa, i cili ka dhënë dhe një deklaratë për blerjen e re Herald Marku dhe tregon gjendjen e Liridon Latifit:

Herald Marku – Herald Markun e kam dashur vetë. Kemi dyndje në mesfushë dhe ai që është në gjendje më të mirë do të luajë. Kam kërkesa për të gjithë, duhet të rrisim agresivitetin që të kemi sukses.”

Liridon Latifi – “Do të shohim edhe për pjesën e sulmit sepse kemi Latifin që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Kam komunikuar me të dhe të shohim si do të zgjidhen problemet.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat