Llapi prezanton brazilianin

Futboll

Llapi prezanton brazilianin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:54
Llapi prezanton brazilianin

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, prezanton futbollistin brazilian Robson Da Silva.

“Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023

Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t'i shtoj vlerat e mesfushës sonë.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e kontratës, Da Silva që nga dita e nesërme do t'i bashkohet ekipit në stërvitje”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat