Frikë apo...

Futboll

Frikë apo...

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:45
De Ligt

Gjatë 12 viteve që ai punoi te Juventusi (1994-2006) si drejtor i përgjithshëm, por në të njëjtën kohë edhe njeriu i blerjeve dhe shitjeve bardhezi, Luçiano Moxhi fitoi pseudonimin “Mbreti i Merkatos”.

Dhe vërtet i tillë ishte, sepse askush si “Big Luçiano” nuk dinte që të shiste me çmimet rekord të kohës, si për shembull Zidanin për 175 miliardë lireta dhe më këto para të ndërtonte të gjithë boshtin e Juves, duke afruar në të njëjtën verë Bufonin, Turamin dhe Nedvedin.

Prandaj, kur sheh kaq shumë frikë lidhur me largimin e De Ligtit nga Torino këtë verë, Moxhi ka një tjetër mendim:

“Po të isha unë te Juvja, do të kisha shitur De Ligtin edhe për 70 milionë, jo më për 120.

Madje, dhe me ato para do të kisha blerë dy mbrojtës të tjerë, Kulibalinë dhe Bremerin me 70 milionët e holandezit dhe do të kisha një alternativë më shumë në mbrojtje, pa e futur dorën në xhep”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat