Tirana shton alternativat në prapavijë

Futboll

Tirana shton alternativat në prapavijë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:39
Tirana shton alternativat

Tirana shton alternativat në prapavijë.

Tirana ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin Besir Iseni i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Strugës në Maqedoninë e Veriut. 22-vjeçari ka nisur menjëherë nga puna nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, ndërsa me bardheblutë ka firmosur një kontratë trevjeçare.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë e kishin të nevojshëm afrimin e një qendërmbrojtësi në merkato pas largimit të Erjon Hoxhallarit, teksa 22-vjeçari tashmë është një alternativë më shumë dhe i shtohet në këtë repart Behiratches e Najdovskit.

Kryeqytetasit ndërkohë janë kthyer nga Turqia dhe po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë në Champions League, atë ndaj Dudelange teksa sfidën e parë e luajnë në transfertë më datë gjashtë korrik ndërsa ajo e kthimit është programuar për në 13 korrik në Air Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat