Pritet të prezantohet te Interi

Futboll

Pritet të prezantohet te Interi

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:37
Henrik Mikitarjan

Tashmë Henrik Mikitarjan mund të quhet lojtari i ri i Interit edhe pse komunikata zyrtare e zikaltërve nuk ka mbërritur ende.

Roma ka ndarë rrugët me fantazistin armen, ku publike këtë lajm e ka bërë Liga e Serisë A ku njoftojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me 33-vjeçarin.

Mikitarjan përshkoi tre sezone te Roma dhe fitoi vetëm 1 trofe, atë të Ligës së Konferencës në Tiranë në stadiumin “AIR Albania”.

Më parë armeni ka mbajtur veshur edhe fanellat e Arsenalit, Mançester Junajtid, Borusias së Dortmundit, Shaktar Donjetskut dhe Metalurg Donjetsk.

Në sezonin që përfundoi, Mikitarjan u aktivizua gjithsej me fanellën e Romës në Serinë A në 31 ndeshje ku shënoi 5 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat