Ramadani në Prishtinë

Futboll

Ramadani në Prishtinë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:47
Ramadani

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Ramadani për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e FC Prishtinës.

"Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu.

Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle.

Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t'i arrijmë qëllimet.

Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t'i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t'i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare", tha Ramadani,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat