Shabani përforcon Llapin

Futboll

Shabani përforcon Llapin

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 17:46
Shabani përforcon Llapin

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, përforcohet me futbollistin Alban Shabani.

Ky është përforcim adekuat për llapjanët. 

“Mesfushori me tipare defanzive, Alban Shabani nënshkruan me klubin tonë, KF Llapi deri në vitin 2024!

Klubi ynë, KF Llapi ka arritur të rikthej në shtëpi mesfushorin defanziv, Alban Shabani, i cili gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën.

Mesfushori me potencial, Shabani rikthehet përsëri në fole, në klubin ku morri hapat e parë të karrierës dhe ku u formua si futbollist.

Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje në mesin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese me klubin e tij të zemrës!”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat