Sherr me trajnerin kundërshtar

Futboll

Sherr me trajnerin kundërshtar

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:11
Gaby Milito

Gaby Milito u përfshi mbrëmë në një sherr, pas ndeshjes që skuadra e tij, Argentinos Juniors, luajti dhe fitoi (2-1) ndaj Central de Córdoba. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u përlesh me grushta me Facundo Gareca, një nga ndihmësit e Rondina, si rezultat i një vendimi të arbitrit.

Trajneri i përgatitjes fizike i Central Córdoba kritikoi Militon për ankesën dhe të dy u grindën. Më pas arbitri, Silvio Trucco, vendosi t’i përjashtonte të dy me kartonë të kuq.

Por incidenti nuk u ndal me kaq, pasi rrugës për në dhomat e zhveshjes, trajneri i ‘Bicho’ ra direkt në duart e Facundo Gareca, ndihmësit të Rondina, ndërsa pjesëtarët e sigurimit tentuan t’i ndajnë.

Milito doli jashtë kontrollit. Kamerat e fiksuan atë kur lëshoi ​​disa goditje ndaj njerëzve që po përpiqeshin ta ndanin nga Gareca. Më pas, trajneri u hoq nga stadiumi me një eskortë policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat