Ideja e çmendur e Berlusconit

Futboll

Ideja e çmendur e Berlusconit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:38
Kërkon Icardin dhe Dybala-n te Monza

Paulo Dybala si lojtar i lirë, dhe Mauro Icardi që pritet të largohet nga PSG, mund të përfundojnë te Monza.

Klubi italian shkroi historinë, duke u bërë pjesë e Seria A për herë të parë.

Presidenti i saj, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, po planifikojnë të bëjnë çmenduri në këtë merkato. La Joya kërkohet me ngulm nga Inter dhe Milani, ndërkohë që Icardi kërkon të luajë në vazhdimësi.

Galliani ka hapur bisedimet e Wanda Narën, agjenten dhe bashkëshorten e Icardit, për të finalizuar marrëveshjen. Në anën tjetër, për Dybalan duhet të bërë ndonjë mrekulli, që ai të pranojë ofertën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat