Oferta e londinezëve

Futboll

Oferta e londinezëve

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:57
Lewandowski

Bayerni Munich nuk do të heq dorë lehtë nga sulmuesi polak, edhe pse Robert Lewandowski tashmë e ka thënë disa herë se nuk e sheh veten më në Munich dhe se dëshiron të largohet.

Siç raportohet, Barcelona është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për të, ofertë kjo që thuhet së ‘bavarezët’ do ta pranojë në fund të kësaj ‘telenovele’.

Përveç Lewandowskit, Barcelona e kërkon edhe Raphinha-n nga Leeds United, edhe pse Chelsea tani është futur seriozisht në garë për të duke i ofruar Leeds-it 70 milionë euro.

Oferta e londinezëve është shumë e madhe për Barcelonën, por ‘Mundo’ pretendon se ‘blaugranat’ do të përpiqen t'i afrohen të paktën asaj shumë dhe të përdorin reputacionin e klubit për të bindur brazilianin që të transferohet në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat