Klopp: Kur tani e kam të sigurt

Futboll

Klopp: Kur tani e kam të sigurt

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:57
Klopp

Ajo që po bënin tifozët e Liverpool i ndodhi edhe Jurgen Klopp, i cili raportoi se një buzëqeshje u bë e përhershme në buzët e tij kur u informua për rinovimin e kontratës nga Mo Salah.

Lojtari egjiptian ndodhej në Mykonos, ku po shijon pushimet dhe gjithashtu rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2025 dhe është kthyer tashmë në lojtarin më të paguar të Liverpoolit, duke fituar më shumë se 350 mijë paund në javë.

Klopp ishte i lumtur dhe sigurisht nuk mund të rrinte pa e komentuar këtë fund të lumtur të telenovelës.

“Është një lajm që do t’i gëzojë fansat tanë. Unë jam i sigurt se ata do të festojnë. Unë jam shumë i kënaqur. Është vendimi më i mirë i ekipit tonë dhe më i miri për Salah. Sigurisht që ka vonuar shumë, por për çështje të tilla ia vlen të presësh.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka kuptim që duhet kohë për të zgjidhur  një situatë të tillë kur je në këtë nivel.

Nuk kam dyshim se ai ka ende shumë vite të shkëlqyera përpara. Është një makineri fitnesi. Është në një nivel të pabesueshëm. Ai punon tmerrësisht shumë. Tani unë buzëqesh duke e ditur se ai ka rinovuar dhe do të jetë me ne për të arritur edhe më shumë në të ardhmen”, është shprehur tekniku gjerman.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat