De Jong bëhet me skuadër të re

Futboll

De Jong bëhet me skuadër të re

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:59
De Jong bëhet me skuadër të re

Luuk de Jong është rikthyer sërish te PSV Eindhoveni.

Klubi holandez ka njoftuar këtë të shtunë se ka arritur marrëveshje me sulmuesin për një kontratë 3-vjeçare.

Për de Jong  është ky një rikthim, pasi që ai nga viti 2014 deri më 2019 ka qenë pjesë e PSV-së.

31-vjeçari të premten kreu testet mjekësore te klubi nga Eredivisie, teksa sot u prezantua edhe zyrtarisht.

Sulmuesi holandez te PSV-ja kaloi nga Sevilla. Ai në sezonin e fundit luajti si i huazuar te Barcelona.

PSV-ja nuk e zbuloi çmimin e këtij transferimi, teksa raportohet se Luuk de Jong u ka kushtuar 4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat