Braziliani i bën presion klubit të Premier League

Futboll

Braziliani i bën presion klubit të Premier League

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:20
Duglas Luiz

Përveç fazës ofensive, kuqezinjtë shohin të nevojshëm edhe një përforcim në mesfushë.

Duglas Luiz është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Paolo Maldinit.

Kontrata e tij me Aston Vilën skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Rrjeti “Sky” bën të ditur se një përfaqësues kuqezinj e ka takuar menaxherin e mesfushorit, por deri më tani nuk ka bisedime mes klubeve për një ofertë të mundshme.

Sipas “Corriere dello Sport” klubi anglez kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë, por nuk përjashtohet që bisedimet të provokohen nga lojtari.

Ai mund të bëjë presion duke kërkuar largimin drejt kuqezinjve. 34 prezenca për të në kampionatin e fundit me Aston Vilën duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste. Ai do të ishte zëvendësuesi direkt i Kesit që më 1 korrik duhet të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat