Rrëfimi befasues i Crespos

Futboll

Rrëfimi befasues i Crespos

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 21:06
Crespo

Në karrierën e tij ka shënuar një lumë golash. Ka udhëhequr drejt suksesit Parma-n, Lazio-n, Inter-in, Chelsea-n, Milan-in dhe Inter-in, dhe ka veshur me krenari fanellën e kombëtares argjentinase.

Megjithatë, Hernan Crespo nuk është limituar duke korrur suksese vetëm në fushë: në një program të njohur televiziv argjentinas, ai ka kujtuar edhe sukseset e shumta me femrat.

“Kur kam qenë i ri ka bërë disa orgji. Isha beqar, isha një futbollist i famshëm dhe i pasur në moshën 27 vjeç. Mendoja se ishte normale, nuk është një gjë për të cilën krenohem, ka qenë një eksperiencë jete”.

Ish-sulmuesi e ka takuar gruan e tij të ardhshme, Alessia Rossi Andra, në moshën 27 vjeç. “Dhe nga ai moment kam ndaluar. Sot nuk e ndjej mungesën dhe jam i lumtur për atë që kam dhe për familjen time”, ka vazhduar Crespo.

“Kam debutuar në futboll në moshën 18 vjeç, kam njohur gruan time në moshën 27 dhe nuk kam shkuar kurrë në shtëpi me një të fejuar derisa kam shkuar me gruan tim, kështu që kamq enë gjithmonë beqar deri në atë moshë”.

Në vitet më me fat të karrierës së tij, ai ka koleksionuar gola, kontrata milionere, famë dhe sukses. Të gjithë faktorë që e kanë ndihmuar me femrat.

“Ka qenë një periudhë e jetës sime”. Dhe kur është pyetur nëse në ato orgji kanë marrë pjesë si burra edhe gra, Crespo ka thënë: “Vetëm gra, dhe shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat