Milani refuzon të luaj kundër Barcelonës për trofeun Gamper

Futboll

Milani refuzon të luaj kundër Barcelonës për trofeun Gamper

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Milan nuk janë të interesuar të luajnë në ‘Camp Nou’.

Skuadra ‘Rossoneri’ është ftuar nga Barcelona për ndeshjen me karakter miqësor në kuadër të trofeut tradicional, Joan Gamper.

Sipas raportimeve të fundit nga Mattteo Moretto, Milan kanë refuzuar ftesën.

Kundërshtari i Barcelonës për këtë ndeshje duhej të ishte Roma, por ata anuluan udhëtimin e tyre.

Barca ka paralajmëruar një padi të mundshme ndaj Romës, për anulimin e ndeshjes.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i Barcelonës për ndeshjen e ‘Gamper Trophy’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat