Carvalho i bashkohet Liverpoolit

Futboll

Carvalho i bashkohet Liverpoolit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:06
Carvalho

Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit.

Portugezi u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni 2021-22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në elitën e futbollit anglez.

Carvalho kontribuoi me 10 gola dhe tetë asistime teksa Cottagers fituan titullin e kampionatit sezonin e kaluar.

19-vjeçari bashkohet me Darwin Nunez dhe Calvin Ramsay për të forcuar skuadrën e Jürgen Klopp këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat