Latifi i bashkohet Vllaznisë në Austri

Futboll

Latifi i bashkohet Vllaznisë në Austri

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:54
Latifi

Shumë zhurmë për asgjë! Liridon Latifi u përfol se po largohej nga Vllaznia pasi nuk po bashkohej me shkodranët në stërvitje.

Presidenti i klubit, Alban Xhaferi, do të sqaronte rastin në fjalë duke treguar se sulmuesi kishte kaluar COVID.

Ndërkohë Latifi i është bashkuar grupit të lojtarëve që drejtohen nga Mirel Josa në Austri.

Tashmë pritet që të zhvillojë seancën e parë dhe të arrijë formën e tij maksimale para ndeshjes që do të zhvillohet në Conference League ndaj Craiovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat