Zikaltrit tërbohen

Futboll

Zikaltrit tërbohen

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 20:09
Galliani

Mes skuadrave më aktive në këtë fillim të merkatos së futbollit është sigurisht Monza. Brtiancolët, pasi kanë arritur ngjitjen historike në Serinë A, janë gati të përballen me sezon e tyre te parë në kampionatin kryesor të futbollit italian.

Një entuziazëm që po karakterizon edhe pronësinë, me Berlusconi-n dhe mbi të gjitha Adriano Galliani-n, shumë aktivë në merkaton e blerjeve.

Drejtuesit kanë formalizuar Ranocchia, Cragno, Sensi e Carboni. Megjithatë, klubi nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Dhe ndërsa Galliani ëndërron Mauro Icardi-n dhe i vardiset Paulo Dybala-s, një tjetër goditje mund të realizohet shumë shpejt.

Siç ka bërë të ditur La Nazione, Samuele Birindelli duket se ka pranuar propozimin e Monaza-s, me klubin që është  i gatshëm të paguajë klauzolën për ta marrë lojtarin.

Një vendim që, siç ka bërë të ditur gazeta toskane, nuk i ka pëlqyer aspak Pisa-s. Kapiteni i zikaltërve do të përfitojë tri herë më shumë dhe Monza është e gatshme të paguajë 1.5 milionë euro, çmimi i klauzolës.

Në rrjetet sociale lanë ardhur mesazhet e para të lamtumirës kundrejt lojtarit, me të cilin klubi është shumë i zemëruar për mënyrën si e ka marrë vendimin.

Duket se edhe në konferencën për shtyp të prezantimit të Rolando Maran, trajneri i i ri i Pisa-s, e parashikuar në mesin e javës së ardhshme, mund të ketë një pjesë në lidhje me çështjen Birindelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat