Historia e Kristjan Asllanit

Futboll

Historia e Kristjan Asllanit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:55
Kristjan Asllani

Mesfushori I kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka realizuar ëndrrën e tij të vogëlisë duke veshur në mënyrë profesionale fanellën e Interit. Asllani është një tifoz i zikaltërve që në fëmijëri dhe tashmë ai mund ta jetojë këtë ëndërr.

Ish-trajneri i tij, Cristiano Filipi, ka treguar historinë e veçantë të Asllanit i cili erdhi  një ditë me fanellën e Kaka të Milanit.

“Që në moshën 5-vjeçare driblonte kundërshtarët si të ishin birila. Fanella jonë i binte shumë e madhe, pasi ishte shumë më i shkurtër me trup se bashkëmoshatarët e tij.

Kristjani ishte fëmija klasik që fle me topin, që atëherë kuptohej se do të bënte rrugë. Natyra i dhuroi këmbët, por ai i shtoi impenjimin dhe vendosmërinë.

Ai erdhi një ditë me fanellën e Kaka me Milanin dhe i thashë: “ Kristjan, po ti je me Interin”. Ai u përgjigjë: “Kisha frikë se mos përfundoja në pankinë, ndaj bleva këtë që të të pëlqeja”.

Marotta dhe Steven Zhang nuk e dinë ende se çfarë pasurie kanë në duar. Kristjan Asllani kishte vetëm dy rrugë në jetën e tij të përditshme për të përshkruar, shkollë dhe futboll. Këto janë detaje thelbësore”, është shprehur ish-trajneri i mesfushorit zikaltër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat