Laçi përforcon mesfushën

Futboll

Laçi përforcon mesfushën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:34
Michel Babatunde

Laçi ka arritur të përforcohet në mesfushë, teksa ditën e sotme ka firmosur me ish-lojtarin e kombëtares së Nigerisë, Michel Babatunde.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se palët kanë firmosur bashkëpunimin mes tyre.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-2023”, shkruan klubi bardhezi.

Nigeriani Babatunde ka një CV të pasur, teksa ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botëroret e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat