Lewandowski rrezikon të largohet

Futboll

Lewandowski rrezikon të largohet

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:54
Lewandowski

Yjet po shkëlqejnë në “Allianz Arena”. Po flasim për makrokozmosin e një skuadre që fiton gjithmonë dhe nuk lodhet kurrë duke vazhduar ta bëjë këtë. Një univers verbues. Dhe tani që Lewandowski rrezikon të largohet, Bayerni ka filluar të kërkojë një zëvendësues adekuat dhe me perspektivë.

Një emër, sa për të filluar, doli disa javë më parë në telefonatat eksploruese nga Mynihu, që u bënë drejt Napolit. Zakonisht fillon kështu, pjesa tjetër vjen vetë. De Laurentiis ka gjurmuar një rrugë që nuk lejon zbritje, duhen 110 milionë euro për të hapur negociatat mbi qendërsulmuesin nigerian, shkruan Telesporti.

Një impuls “bujarie”, nëse do ta quajmë kështu, mund ta dërgojë kërkesën në 100 milionë. Më poshtë as që bëhet fjalë. Por kjo është teoria, pastaj vjen praktika, që në realitet do të quhej negocim. Ideja në vetvete tashmë është lajm dhe në Gjermani kanë filluar ta “pompojnë”.

“Bild” nuk ka dyshime se cili mund të ishte trashëgimtari i Lewandowskit: “Nëse Robert do të largohej, atëherë zëvendësuesi ideal do të ishte Osimhen. Ky sulmues nuk do ta kishte të vështirë të përshtatej edhe në Mynih”.

Ashtu siç bëri te Lille, te Napoli, siç mund ta imagjinoni mund të bëjë kudo, sepse në litarët e këtij të riu ka një goditje vertikale, një arrogancë atletike dhe një uri që e ka vendosur tashmë në krye të dëshirave në futboll.

Për ta blerë, në mënyrën e vet, Bayerni do të kishte shkuar edhe përtej De Laurentiis, i cili me 110 milionë euro do të ishte i bindur. Sipas gazetave gjermane, klubi shumë i dekoruar bavarez ka ndarë edhe 120 milionë euro për të gjetur një sulmues dinjitoz, i cili e zbut ndikimin e lamtumirës së Lewandowskit.

Natyrisht, polaku, jo vetëm statistikisht ka pak konkurrentë, duke pasur parasysh gjithçka ka mundur të bëjë në përvojën e tij të gjatë. Pastaj, një element shtesë që na shtyn ta besojmë pistën e rekrutimit të yllit të Napolit, është eksperienca e mëparshme e Osimhen në Gjermani, te Wolfsburg, sezoni 2017-2018. Nëse Bayerni do të merrej seriozisht me këtë negociatë, do të ishte një fitim kapital shumë i qartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat