Nëntë dekadat e Llapit 

Futboll

Nëntë dekadat e Llapit 

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:29
Nëntë dekadat e Llapit 

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, sot feston 90 vjetorin e themelimit.

Nëntë dekada të suksesshme të klubit të futbollit llapjan, që të enjten do të luajnë ndeshjen e rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League, kundër skuadrës malazeze Buduçnosit.

“Sot është një ditë historike për klubin më të vjetër të Podujevës dhe njëherit klubin më të suksesshëm, KF Llapi.

Klubi ynë sot feston 90 vjetorin e themelimit.

KF Llapi gjatë këtyre viteve ka kaluar në shumë sfida, duke arritur tashmë në një nivel tjetër të organizimit dhe funksionimit si klub.

Falënderojmë gjithë ata që kontribuan që KF Llapi të jetë këtu ku është sot, por një falënderim të veçantë për pronarët e klubit, vëllezërit Batatina që e bënë klubin model të organizimit dhe funksionimit, gjersa ia kthyen qytetit të Podujevës edhe trofetë.
2 Kupa të Kosovës dhe 1 Superkupë erdhën për 90 vjetor, presim edhe shumë trofe tjerë viteve në vazhdim!

Përpara Llapi, krenaria e qytetit”, shkruan në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat