Çudia e madhe e Barcelonës

Futboll

Çudia e madhe e Barcelonës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:58
Rei Mana

Rei Manaj ka mbërritur në Londër për t’u takuar me personat përgjegjës te Watfordit dhe për të diskutuar përfundimisht kalimin e tij në Angli.

Gjithçka duket të jetë vetëm çështje orësh para zyrtarizimit të sulmuesit shqiptar te klubi që është pjesë e “Championship”, pasi ra nga “Premier League” në sezonin e kaluar.

Por çudia e madhe vjen nga Barcelona sipas raportimit të mediave spanjolle. Këto të fundit shprehen se katalanasit do ta japin falas Rei Manajn dhe nuk do të përfitojnë asgjë prej tij, pavarësisht se është në kontratë.

Një vendim tërësisht i pakuptueshëm dhe që nuk shihet në asnjë rast. Megjithatë te Barcelona duan të shpëtojnë rrogën që i jepnin lojtarit dhe njëkohësisht krijohet një vend bosh dhe spastrim mes organikës së ngjeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat