Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tregon fuqinë në Champions League

Futboll

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tregon fuqinë në Champions League

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tregon fuqinë në Champions League, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Rezistenca e mysafirëve zgjati vetëm 11 minuta pasi Queven “eci” në buzë të zonës së rreptësisë (17 metra), kaloi tre lojtarë dhe goditi këndin e poshtëm të majtë të portës së Lincoln-it, 1:0.

Adetunji (29') shtoi epërsinë në 2:0. Nigeriani me një gjuajtje të bukur nga rreth 15 metra nga krahu i djathtë ka “kontrolluar” për të dyfishuar epërsinë e kampionit të Maqedonisë së Veriut

Përveç dy golave, Shkupi kërcënoi edhe me disa raste të mira. Chipolina (62’) shënoi autogol për 3:0. 

Shkupjanmtë u paraqitën pa një lojtrar nga minuta e 54-tël, futbollisti Margvelashvili u përjashtua me karton të kuq pas dy t[ë verdhëve. 

Shkupi me një këmbë është në rrethin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat