Lazio reagon pas përplasjes

Futboll

Lazio reagon pas përplasjes

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:18
Lazio reagon pas përplasjes

Ditëve të fundit është prishur totalisht atmosfera tek Lazio.

Së fundmi në rrjetet sociale u publikua një fotografi ku shiheshin duke u fjalosur drejtori sportiv i klubit, Igli Tare me presidentin Claudio Lotito dhe arsye duket se ishte afati kalimtar i kësaj vere.

E tash, për të sqaruar gjithçka rreth kësaj situate është përkujdesur Lazio, e cila ia ka përgënjeshtruar këta zëra.

“Në lidhje me lajmin e raportuar nga gazeta dhe media të ndryshme për një mosmarrëveshje të pretenduar mes presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Tare, saktësohet se këto zëra janë pa bazë dhe pa themel.

Në fakt, Tare e gëzon konsideratën dhe besimin e klubit dhe të presidentit të saj dhe do të vazhdojë ta luajë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë. Hyrja në klub e drejtorit Angelo Fabiani ka lidhje me drejtimin e ekipit të parë të femrave dhe ekipeve ‘primavera’ të femrave dhe të meshkujve”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga klubi italian.

Tare ka kontratë me Lazion edhe një vit, por mund të largohet përfundimisht më herët nëse vërtet ka ndodhur zënka, e cila u përgënjeshtrua nga lazialët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat