Ronaldo i ofrohet klubit spanjoll

Futboll

Ronaldo i ofrohet klubit spanjoll

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:21
Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është bërë e paqartë në javët e fundit.

Ylli portugez dëshiron të largohet nga Manchester United, ku nuk do ta kishte mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka autorizuar menaxherin e tij, Jorge Mendes që ta kërkojë një ekip ku do të mund të luante në garën më prestigjioze evropiane në edicionin 2022/23.

Dhe, programi radiofonik spanjoll “El Partidazo de Cope” njofton se menaxheri portugez ua ka propozuar klientin e tij klubeve që i konsideron si mike.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Mendes ia ka ofruar Ronaldon edhe Atletico Madridit.

Natyrisht, CR7 kishte marrëdhënie të ftohta me trajnerin e “Los Colchoneros”, Diego Simeone, por ato mund të rregullohen nëse ai vendos të transferohet në “Wanda Metropolitano”.

Gjithashtu, në ditët e fundit po spekulohet për një interesim të mundshëm të Barcelonës për 37 vjeçarin.

Edhe Chelsea në Angli është i gatshëm ta transferojë Ronaldon, i cili ka kontratë edhe një vit me Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” shpresojnë që legjenda e tyre të qëndrojë në “Old Trafford”, por ndërkohë ia kanë vënë syrin Paulo Dybalas, të cilin e shohin si zëvendësues potencial të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe të Juventusit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat