Përse ka pseudonimin “president”?

Futboll

Përse ka pseudonimin “president”?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:25
Franck Kessie

Franck Kessie u prezantua sot në konferencën për shtyp në Barcelonë. Ai gjithashtu firmosi kontratën e tij në Camp Nou në praninë e Laporta, presidentit të klubit.

“Barcelonës nuk mund t’i thuash jo. Kur një trajner si Xavi të thërret është sepse po e bën mirë punën tënde. Unë fola me të, ai më bëri të kuptoj se unë do të isha i rëndësishëm në projektin e tij.

Në cilin pozicion? Pozicioni në fushë nuk është i rëndësishëm, vendos Xavi, unë mendoj vetëm për të dhënë maksimumin tim.”

I pyetur nga gazetarët, Kessie tregon se përse në Itali e thërrisnin me pseudonimin “president”.

“Në Milano më thonë “president” sepse një ditë në Milanello kam parkuar në vendin e rezervuar për presidentin. Më kanë thënë të ndërroj vendet, unë u përgjigja që nga ajo ditë do të jem president dhe pseudonimi ka mbetur”, është shprehur mesfushori i Barcelonës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat