Gazetari shpërthen: Në Itali janë të gjithë mediat kundër Interit

Futboll

Gazetari shpërthen: Në Itali janë të gjithë mediat kundër Interit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:40
Gazetari shpërthen: Në Itali janë të gjithë mediat kundër Interit

Gazetat sportive në Itali dallohen për orientimet e tyre drejt skuadrave kryesore të Serisë A, shpesh herë duke akuzuar ekipe të tjera.

Gazetari sportiv Alfredo Pedulla ka kryqëzuar mediat sportive italiane sepse kanë vënë në shënjestër skuadrën e Interit. Ai shpjegon se në Itali disa media kanë hapur një fushatë anti-Inter për Dybalan, duke dhënë shpesh herë lajme të pavërteta mbi kalimin e argjentinasit tek nën kampionët e Italisë.

“Unë nuk mbaj mend në jetën time të kem parë dicka të ngjashme me këtë qe po ndodh në këtë moment me Dybala.

Nuk kam parë kurrë nje burim kaq te ngjashëm nga shumica e mediave qe jane bërë të gjitha bashkë dhe tregojn një histori identike.

Përjashtim këtu bën vetëm Sport Italia dhe këtë gjë e them me krenari sepse është e vetmja qe nuk po e shtyn Dybala sa majtas apo djathtas duke ndërruar skuadër çdo ditë.

Me pak fjalë, Dybala dëshiron të zgjedhë Interin dhe po pret Interin, por kjo gjë nuk po i pelqen dikujt ne vecanti, por se kujt, nuk e di.”- u shpreh i nervozuar Alfredo Pedulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat