Botosani shton radhët e shqiptarëve

Futboll

Botosani shton radhët e shqiptarëve

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:36
Botosani shton radhët e shqiptarëve

Botosani shton radhët e shqiptarëve!

Kristi Marku pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën e Botosanit.

Mbrojtësi që ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit, ka nisur një provë me rumunët teksa iu është bashkuar në fazën përgatitore që po e kryejnë në Austri.

27-vjeçari që sipas Transfermarkt ka një vlerë prej 175.000 eurosh në treg, më herët ka provuar eksperiencë jashtë kampionatit shqiptar teksa është aktivizuar me Rosengard, Budapestin Pyunik dhe Narva Trans.

Nëse Marku firmos me Botosanin (gjasat janë të mëdha që të ndodhë), atëherë do të bashkohej në këtë skuadër me Enriko Papën që është tashmë një lider te rumunët. Ndërkohë, kujtojmë se deri në sezonin e fundit pjesë e Botosanit ishte edhe ish-lojtari i Partizanit, Realdo Fili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat