Pioli telefonon

Futboll

Pioli telefonon

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:32
Sharl de Ketelere

Bisedimet për Sharl de Ketelere po bëhen gjithmonë e më të nxehta. Në raportimin e fundit nga “Spormediaset”, mësohet se kuqezinjtë kanë ofruar 20 milionë euro plus një seri bonusesh. Shifra që vështirë se do të mjaftojnë, sepse kërkesa minimale e Bryzhit është 30 milionë. Nga Shtetet e Bashkuara, Xherri Kardinale është i gatshëm të ndihmojë Maldinin dhe Masara në tregun e transferimeve.

Do të mjaftonin disa milionë për të rritur ofertën e “Djallit” për fantazistin belg. Por duhet nxituar, sepse nga Anglia njoftojnë se Lidsi është vënë gjithashtu në gjurmët e De Keteleres. Konkurrencë e fortë, por që nuk i tremb kuqezinjtë, pasi ekipi britanik nuk luan në Champions, një turne që Sharli e ka në përparësitë e tij.

Siç e thamë, “Djalli” hodhi hapin e parë me Bryzhin, duke ofruar 20 milionë eurot që vështirë se mund të mjaftojnë.

Megjithatë, është hapi i parë klasik në një negociatë që mund të zhbllokohet shumë shpejt. Bryzhi ka pretendimet e veta, të cilat do të shkonin në 35 milionë në rast të një ankandi ndërkombëtar. Jo vetëm kaq.

Në fundjavën e kaluar thuhet se ka pasur një telefonatë mes De Ketelere dhe Stefano Piolit.

Nuk dihet me saktësi përmbajtja, por është e lehtë të imagjinohet se kanë qenë dialogët klasikë mes trajnerit dhe objektivit të merkatos për planet e Milanit të ri. Tani shumë do të varet nga lojtari. Bryzhi nuk do t’i rezistonte një kërkese të dyfishtë, ndaj edhe De Ketelere duhet të bëjë pjesën e tij për të arritur një transferim që thuhet se e dëshiron. Dhe nëse do të ketë një marrëveshje, ka të ngjarë të materializohet në 10-15 ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat