Situate anormale te Lazio

Futboll

Situate anormale te Lazio

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:36
Thomas Strakosha

Lazio po ndodhet në një moment kritik.

Kjo skuadër ka krisje që vjen nga kupola drejtuese, teksa Igli Tare ka mos marrëveshje me presidentin Lotito.

Përplasjet e tyre janë zbuluar edhe në publik, me kreun e lacialëve që po i kufizon gjithmonë e më tepër fuqitë Tares.

Largimi i Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinës kanë sjellë një situatë të pazakontë në klub.

Lazio ka nisur stërvitjen për sezonin e ri, por për herë të parë nuk ka asnjë portier që shihet si titullar për sezonin e ardhshëm. Klubi po vonon ende përforcimet sa i përket lojtarëve që do të zëvendësojnë Strakoshën dhe Reinën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat