Largohet nga klubi 

Futboll

Largohet nga klubi 

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:43
 Steve Mandanda

Dy vjet përpara përfundimit të kontratës së tij, pasi ka luajtur 613 herë për klubin, Steve Mandanda është larguar nga klubi. 

Njoftimin e ka bërë klubi francez, duke theksuar se veprimi bëhet me marrëveshje. 

“Olympique de Marseille dëshiron të falënderojë sinqerisht Steve për gjithçka që ka sjellë në klub që nga viti 2007.

Me 613 ndeshje në fanellën e klubit, ai është bërë padyshim një legjendë e Marseille. Klubi i uron atij më të mirën në të ardhmen”, ka vlerësuar klubi i Olympique de Marseille.

Mandanda gjithashtu ka tridhjetë e katër paraqitje për Francën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat