Përbërja e Prishtinës që luajti kundër Trepçës '89

Futboll

Përbërja e Prishtinës që luajti kundër Trepçës '89

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:59
Pamje nga ndeshja

FC Prishtina e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Skuadra kryeqytetase është përballur me Trepçën '89 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.

Golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Kreshnik Uka derisa për '89-shin shënoi Rilind Namani.

Prishtina e nisi ndeshjen me këtë formacion: Nika, Bytyqi, B. Pllana, Mici, Dumani, Ramadani, Krasniqi, Hyseni, Pefqeli, Uka, Kryeziu.

U inkuadruan edhe: Hamiti, Santos, Bislimi, Begolli, Cenaj, A. Shabani, Aliu, Prapashtica, Baholli, Ajdini, Salihu, Luma, V. Pllana, Topalli, R. Shabani, Namoni, Ibishi. Trajner: Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat