Bayerni kërkon pagesën e plotë

Futboll

Bayerni kërkon pagesën e plotë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:47
Robert Lewandowski

Vazhdon “lufta” mes Bajern Munihut dhe Robert Lewandowskit.

Sulmuesi ka dëshirë të shkojë te Barcelona, por kampionët e Gjermanisë nuk duket se kanë ndërmend ta lënë të shkojë duke theksuar se duhet respektuar kontrata që i skadon në vitin 2023.

Bavarezët mund të pranojnë ta shesin për një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Dhe i duan të gjithë menjëherë, pa përfshirë lojtarë të tjerë në operacion dhe pa pagesa me këste, sepse nuk kanë besim te mundësitë ekonomike të Barcelona-s. Një skenar i pabesueshëm i raportuar nga “Football Talk”, që ka përmendur emrin e Raphael Honigstein, gazetar shumë i njohur në Gjermani dhe biografi zyrtar i Jurgen Klopp.

Sipas lajmeve që vijnë nga Mynihu, Bajerni ka edhe frikë se Barcelona mund “të mos ekzistojë më pas një ose dy vitesh”. Për momentin është vetëm një hipotezë, por që po shkakton shumë zhurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat