Messias bind drejtuesit e Milanit

Futboll

Messias bind drejtuesit e Milanit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:46
Messias

Tashmë është zyrtare. Junior Messias është lojtar i Milan, me kuqezinjtë që kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit, teksa ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me braziliani që në sezonin e fundit luajti si i huazuar te kampionët e Serie A, ndërsa paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit që të blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit nga Crotone.

 “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë përfundimisht kartoni e futbollistit Ëalter Messias Junior nga Crotone FC.

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2024. Junior, pas 32 paraqitjeve dhe 6 golave ​​sezonin e kaluar dhe titullit të kampionit të Italisë, do të vazhdojë të mbajë fanellën e kuqezinjve”, shkruan Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat