E ardhmja e Depay në ‘ajër’

Futboll

E ardhmja e Depay në ‘ajër’

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 21:00
Memphis Depay

E ardhmja e Memphis Depay po qëndron në ajër.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit të Barcelonës, Memphis Depay.

Sipas ‘Mundo Deprotivo’, holandezi ka kërkuar të qëndrojë edhe më tej në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, klubi mund të mos llogarisë në të, pasi kërkojnë transferimin e Raphinhas dhe rinovimin me Ousmane Dembele.

Depay ka kontratë deri në vitin tjetër me ekipin katalanas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat